ShSKUK reagon pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë një njoftim lidhur me rastet e fundit të raportuara për kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë pa anestezion, mos-operimin e një pacienti tjetër, dhe dyshimet se një operacion i tillë është kryer në një klinikë private

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është duke i trajtuar rastet e raportuar së fundmi lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu mosoperimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.

Në reagim thuhet se janë duke i pritur raportet me shkrim nga klinikat përkatëse.

Gjithashtu, ShSKUK kërkon nga qytetarët se për çdo vështirësi gjatë trajtimit t’i drejtohen komisionit për ankesat e pacientëve.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve për të proceduar tutje me rastet. Po ashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësor në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika