Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh në Kosovë, disa të arrestuar

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës.

Në Obiliq, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, duke pësuar lëndime trupore dhe duke marrë trajtim mjekësor. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Një rast më i rëndë është shënuar në Gjilan, ku një person ka kanosur anëtarët e familjes dhe më pas është arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole pa fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një mashkull ka raportuar se është kanosur nga djali i tij pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa rasti është në trajtim të rregullt nga organet kompetente.

Ndërkohë, në Rahovec është iniciuar një rast i dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy raste të tjera janë raportuar në Gjakovë, ku në të dyja rastet policia ka arrestuar të dyshuarit për keqtrajtim të familjarëve. Në njërin rast, viktima së bashku me katër fëmijët është strehuar në shtëpi të sigurt. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje për raportimin e rasteve të dhunës në familje dhe garanton trajtim të menjëhershëm të çdo rasti.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika