Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehë, thonë zyrtarët e Gazës

Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për të shërbyer si strehë në Rripin e Gazës vrau të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët palestinezë

Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për të shërbyer si strehë në Rripin e Gazës vrau të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët palestinezë.

Ushtria izraelite tha se kreu një sulm të dielën mbi militantët e Hamasit që ishin strehuar në shkollë dhe i akuzoi ata për rrezikimin e civilëve.

Mbrojtja Civile, që operon nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – konfirmoi numrin e viktimave. Nuk u tha nëse ata që u vranë ishin luftëtarë apo civilë.

Shkolla ndodhet në Shati, një kamp refugjatësh i ndërtuar në Gaza City që daton nga lufta e vitit 1948. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme të përsëritura atje gjatë luftës gati njëvjeçare me Hamasin.

Shkollat e Gazës u mbyllën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, i cili nxiti luftën, dhe shumica e tyre janë shndërruar në strehë. Rreth 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës është zhvendosur.

Izraeli thotë se synon vetëm militantët dhe përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve, por rrallë komenton për sulme të veçanta, të cilat shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Lufta filloi kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor. Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug./ Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika