Panairi i Librit për Fëmijë është një ndër organizimet më të bukura që shohim gjatë vitit në kryeqytet. Shumë libra të rinj, aktivitete e lojëra do t’i shoqërojnë e lumturojnë fëmijët edhe në edicionin e tretë, i cili do të nisë më 8 tetor dhe do të zgjasë deri më 11.
Si gjithmonë, edhe këtë vit, shtëpia botuese “Dukagjini” është përkujdesur që ta pasurojë botën e librit për fëmijë me tituj të rinj. Përkthime nga autorët më të njohur botërorë e, po ashtu, botime nga autorët më të mirë shqiptarë.
Vlen të theksohet se në këtë edicion vjen e plotë seria e lektyrave shkollore, për klasën e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë, me nga pesë tituj të jashtëzakonshëm! Ato janë të shoqëruara me aparaturë didaktike, që do të testojë aftësitë e fëmijëve për t’i kuptuar ato, si dhe me ilustrime origjinale e fjalorth shpjegues.
Seria e plotë tanimë përbëhet nga:
Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;
Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;
Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;
Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”, “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”, “Libri i Xhunglës” dhe “Libri i dytë i Xhunglës”;
Klasa 5: “Dy vjet pushime”, “Përrallëza”, “Medaljoni”, “Sarajet e bardha” dhe “Agimet e kaltra”.
Po ashtu, në stendën e “Dukagjinit” do të gjeni edhe librat e mjeshtrit italian Gianni Rodari, si dhe krijime të tjera për fëmijë nga autorë të njohur shqiptarë e të huaj.
Përveç këtyre librave të mrekullueshëm, në Panair fëmijët i presin një sërë aktivitetesh e lojërash.
Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” ju pret me shumë dashuri, nga data 8 deri më 11 tetor, tek Amfiteatri i sheshit “ZahirPajaziti” në Prishtinë.