Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë këtë verë

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi i jetës më i ngadaltë, lind natyrshëm nevoja për një shoqërues të qetë, por që ju përmbush: librin. Qoftë në brigjet e një deti, në hijen e një mali apo në qetësinë e dhomës suaj, një libër i mirë mund t’i shndërrojë edhe momentet më të zakonshme në të paharrueshme.

Redaksia e shtëpisë botuese “Dukagjini” këtë verë ju fton të zhyteni në botët që mbartin faqet e nëntë titujve të përzgjedhur me shumë kujdes. Këto janë histori që frymëzojnë, sfidojnë, ngushëllojnë dhe zgjojnë kureshtjen, po ashtu janë ideale për lexime verore që nuk harrohen lehtë.

Nga romane të fuqishme që prekin shpirtin, te reflektime mbi jetën, dashurinë, historinë apo ekzistencën, secili prej këtyre librave sjell një këndvështrim unik. Janë libra që mund t’i lexoni me një frymë, por që do të qëndrojnë gjatë me ju edhe pasi vera të ketë mbaruar.

“Dukagjini” propozon, ju vetëm zgjidhni titullin që do të bëhet kujtimi juaj i preferuar i kësaj vere.

  1. “Influencuesja” – Amara Sage

Ky libër na sjell historinë e një vajze të re, e cila është rritur në botën e ekraneve dhe të kamerave. Që nga fëmijëria, ajo është shtyrë të bëhet influencuese, nën presionin e një audience që vlerëson imazhin dhe famën.

  • “Knulpi – E bukur është rinia” – Hermann Hesse

Romani përshkruan jetën e një endacaku të quajtur Knulp, që duket se bredh për shtëpi, por në thelb përfaqëson rrugëtimin e njeriut në kërkim të kuptimit dhe të identitetit të tij. Në këtë botim është përfshirë edhe novela “E bukur është rinia”, e cila rrëfen kthimin e një të riu në shtëpinë e prindërve pas eksperiencave të shumta jashtë vendit.

  • “Aneta: një epos heroinash” – Anne Weber

Vepra bazohet në rrëfimet dhe takimet me Anne Beaumanoir-in, si dhe në librin e saj me kujtime. Ajo ishte një mjeke franceze që shpëtoi disa hebrenj nga vdekja në Francën e pushtuar, për çka mori titullin e nderit “Righteous Among the Nations” nga Yad Vashem. Në vitin 1959, u dënua me dhjetë vjet burg për mbështetjen ndaj Frontit Nacional Çlirimtar Algjerian në Luftën Algjeriane.

  • “Poezi të zgjedhura” – Katuli

Vepra ofron një pasqyrë të jetës personale të Katulit, veçanërisht të jetës së tij të trazuar dashurore. Poemat më të njohura pasqyrojnë dashurinë e tij, siç mendojnë disa studiues, për një grua të quajtur Clodia (një grua nga një familje e njohur romake), e cila identifikohej me pseudonimin Lesbia.

  • “Loja e rruazave prej qelqi” – Hermann Hesse

E gjithë historia zhvillohet në të ardhmen, në një provincë të quajtur Kastali. Përshkruhet jeta e Jozef Knehtit, një djalosh që arrin të pranohet në shkollën elitare të kësaj “province pedagogjike”, ku pranohen vetëm nxënësit që spikaten për dhunti dhe karakter të fortë, më pas dalëngadalë ngrihet në hierarkinë e Kastalisë dhe bëhet mjeshtër i “lojës së rruazave prej qelqi”.

  • “Më mençur, më shpejt, më mirë” – Charles Duhigg

Ky libër eksploron tetë idetë më të rëndësishme në zgjerimin e produktivitetit. Një libër që ndihmon se si t’i dallojmë dhe t’i gjejmë zgjedhjet që nxisin produktivitetin e vërtetë. Është, në fakt, një lloj udhëzuesi për shkencën, teknikat dhe mundësitë që kanë ndryshuar jetë. Ekzistojnë kompani që krijojnë gjëra të mahnitshme dhe njerëz qe kanë mësuar se si të kenë sukses me më pak përpjekje. Ekzistojnë liderë që transformojnë njerëzit që u qëndrojnë përreth. Dhe sekretet e këtyre arritjeve mund t’i zbuloni duke lexuar këtë libër.

  • “Tregime – Brenda kaosit” (tri ese) – Hermann Hesse

Në librin e parë “Tregime”, Hesse eksploron brendinë shpirtërore dhe emocionale të qenies. Ai na mëson se, kur ne kthehemi në të kaluarën, nuk e shohim atë siç ka qenë, por siç do të dëshironim të ishte. Ndërsa në librin e dytë, “Brenda kaosit”, Hesse analizon personazhet e Dostojevskit, nga “Vëllezërit Karamazovë” dhe “Idioti”, idealin e tyre. Në esenë e fundit, autori stis një dialog filozofik mes Kebesit dhe Teofilit mbi inovatorët e artit.

  • “Shumica e poezive” – Tom Lanoye

Një koleksion poezish, të cilat pasqyrojnë pasionin e autorit për gjuhën dhe ndjenjat e thella të jetës. Lanoye përdor stilin e tij të njohur, i cili është i mbështjellë me humor, ironi dhe reflektim të thellë për natyrën e qenies njerëzore. Poezitë e tij shqyrtojnë tema, si: fati tragjik i qenies njerëzore, dashuria dhe idealet.

  • “Narcisi dhe Gojarti” – Hermann Hesse

Në këtë roman, autori na i paraqet dy polet e ekzistencës njerëzore në kontekstin e manastirit katolicist, përmes dy personaliteteve kontrastive: Narcisi, erudit dhe asket, i cili mishëron aspektet më të thella të shpir tit njerëzor, dhe Gojarti, shpirt artisti e endacaku, i cili mishëron intuitiven dhe pasionin e përjetimit të botës së jashtme.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika