Shtetasja argjentinase humb jetën, pasi dyshohet të ketë rënë nga lartësia e një objekti – rasti cilësohet si “vrasje”

Një shtetase argjentinase ka humbur jetën të mërkurën, pasi dyshohet të ketë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Për këtë policia ka arrestuar të dyshuarin, shtetas zviceran, i cili ishte duke qëndruar së bashku me të dhe rasti është iniciuar si "Vrasje"

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetën një shtetase e Argjentinës, pasi dyshohet të ketë rënë nga një lartësi e objektit në Fushë-Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është iniciuar si “Vrasje”, ku si i dyshuar është cilësuar personi me të cilin ka qenë duke qëndruar së bashku, shtetas zviceran i cili është arrestuar nga policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika