Komuna e Drenasit ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor është shtyrë deri të mërkurën, më 14 janar 2026.
Vendimi është marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijshëm, njoftoi kryetari Ramiz Lladrovci në Facebook.
“Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor. Procesi mësimor shtyhet deri të mërkurën, më 14.01.2026. Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
Ndërkohë, fillimi i procesit mësimor është shtyrë deri të hënën e ardhshme në Fushë-Kosovë, dhe për dy ditë në Malishevë.
Ministria e Arsimit kishte vendosur më parë që gjysmëvjetori i dytë të mos fillonte të enjten e kaluar për shkak të vështirësive të krijuara nga vërshimet.
AME: Vërshime në disa zona, reshjet e borës po ulin rrezikun e përmbytjeve