Shtyhet seanca, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së rinis në Ditën e Çlirimit

Seanca e radhës që do duhet të mbahej sot në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shtyje për një javë. Sipas avokatëve të akredituar të Gjykatës Speciale në Kosovë zvarritjet që po i krijon kjo gjykatë janë të jashtëligjshme

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Seanca që ishte planifikuar të mbahej të merkurën e 24 majit, dështoi.

Dëshmitë e radhës në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së tashmë pritet të dëgjohen nga trupi gjykues më 12 qershor.

Njoftimin për shtyrje e bën vet Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një komunikate.

E kjo, po konsiderohet e jashtë ligjshme nga avokat të akredituar të Gjykatës Speciale.

“Shtyrja e seancave pa arsye e shkelë nenin 5 të kodit të procedurës penale sepse ai nen i obligon gjykatat e Kosovës që shqyrtimet gjyqësore të mbahen në kohë të arsyeshme e pa zvarritje e të sigurohet gjykim të prerë”, ka deklaruar Skender Musa, avokat i akredituar.

Avokati Taulant Hodaj po thotë se mund të konsiderohet edhe si shkelje e të drejtave të njeriut.

“Është paraparë një afat tejet i gjatë dhe mendoj që ai afat shkon konformë atyre parashikimeve dhe të njëjtit qëndrojnë në paraburgim atëherë mund të konsiderojmë që ka shkelje të drejtave të njeriut në një gjykim të drejt dhe efektiv”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, ky proces mund të zgjasë jashtë planifikimeve.

“Çdo shtyrje e seancës do e shtyn edhe procesin sepse kemi edhe qindra dëshmitar dhe e kemi një parashikim nga vet prokuroria që do të zgjasë mbi 5 vite dhe nëse vazhdojmë me ketë ritëm mund të zgjatet por besoj që trupi gjykues do të ndërmerr masa dhe do ti urdhëroj edhe mbrojtjen edhe prokurorinë që të jenë më të shpejt”, ka thënë Hodaj.

Në seancën e fundit u dëgjua publikisht për herë të parë dëshmitari ndaj Thaçit. Ndërsa, katër dëshmitarët e kaluar ishin jopublik.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika