Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Hallaq, ku ka marrë mbështetje për projektin e tij politik dhe të partisë.
Në një postim në Facebook, Buja ka theksuar se përvoja e tij shumëvjeçare në Lipjan dhe njohja e problemeve të qytetarëve e bëjnë atë të bindur për të sjellë ndryshime pozitive.
“Kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit, sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e komunës,” ka shkruar ai.
Ai shtoi se fushata po zhvillohet me përkrahje të gjerë dhe se mesazhi i tij është i qartë: “Fitorja është e jona!”.