Si po vlerësohen paralajmërimet e Zelenskyt për ndikimin rus në Ballkan në aspektin e sigurisë ?

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se paralajmërimet e presidentit ukrainas, Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë reale dhe se synimet destabilizuese të saj janë të njohura edhe më herët

Paralajmërimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ekspertët e sigurisë po i vlerësojnë si të njohura edhe më herët.

Në emisionin “FIVE”, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët.

Ai ka thënë se Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan.

“Synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët. Ajo nxit vëmendjen nga Ballkani, edhe pakti i NATO-s, kanë ngritur nivelin e sigurisë dhe koncentrimin e forcave. Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan edhe ekstremisti Dodik”, ka thënë Ibishi.

Ngjashëm vlerëson edhe eksperti i sigurisë, Avenir Peka.

Ai thotë se paralajmërimet e Zelenskyt janë reale dhe bëhet fjalë, siç thotë ai, për aktivitetin e Rusisë në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse.

“Nuk besoj që Rusia vetë të ndikojë ushtarakisht në Ballkan, sidomos në Kosovë, edhe për faktin se Rusia nuk ka asnjë mënyrë praktike të dërgojë trupa ushtarakë në Serbi apo Kosovë. Paralajmërimet e Zelenskyt janë reale, por lidhen me aktivitetin e Rusisë që ne kemi parë, bëhet në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse”, ka thënë Peka.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën, dhe siç thotë ai, kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel.

“Vuciq nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën, kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel, shpiki krizë politike në Serbi vetëm që të shmangte detyrimet e saj. Vuçiq shpiki krizë politike në Serbi vetëm që t’i shmangte detyrimet e saj”, ka theksuar Peka.

Ndryshe, më 15 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. (Së pari kemi pasur) Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.

Po ashtu, edhe Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokojë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për një kohë të gjatë, ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Për këtë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga 19 deri më 22 nëntor do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika