Si të përgatitni krepa shtëpie për mëngjes

Krepat janë ushqim që preferohen për mëngjes apo ndërmjet shujtave ditore, të cilat përgaditen lehtë, shpejtë dhe janë të shijshme

Krepat italiane janë ideale për një mëngjes të ëmbël që të ndihmojnë të nisësh ditën me një humor të mirë.

Të shijshme, të lehta, të ëmbla apo të kripura, katër lloj receta krepash italiane që kanë filluar të rrëmbejnë zemrat e shqiptarëve me shijen e tyre fantastike.

Krepat italiane mund të shoqërohen me mjaltë, çokokrem, reçel, banane, arra, biskota apo lajthia të thërmuara. Ndërsa, për ata që nuk preferojnë shumë ëmbëlsi mund të përgaditen me djathë, kaçkavall, domate, tranguj apo edhe sallatë jeshile.

Ilustrim

Në Itali krepat njihen si ushqim, që mund të kombinohen dhe përshtaten me shije të ndryshme.

Si të bëni krepa italiane në kushte shtëpie:

Për përgaditje nevojiten; 500 ml qumësht, 3 kokrra vezë, kripë, 250 gr miell dhe 50 gr gjalpë.

Në një enë vendosni miellin dhe pak kripë së bashku.

Përzieni këto dy përbërës dhe më pas vëndosni qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin. Pasi keni hudhur qumështin, brumi do të marrë formë të njëtrajtshme. Më pas rrahni vezët, duke përdorur një mikser dore dhe hudhni në përbërje. Këto të gjitha së bashku përzijini derisa masa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa shtoni gjalpin të cilin duhet ta shkrini më parë. Kjo për shkak se rekomandohet që gjalpi të mos hudhet i nxehtë.

Trazojini mirë gjithë përbërësit, derisa të arrihet një masë e njëtrajtshme dhe e lëngshme.

Më pas, ju nevojitet një tigan i krijuar posaqërisht për krepa, dhe lyejeni me pak gjalpë përmes një furçe kuzhine.

Hidhni në qendër të tiganit një masë të brumit, aq sa dëshironi që krepat të jenë të trasha, dhe më pas hapeni brumin në gjithë sipërfaqen e tiganit, kështu si në fotografinë poshtë.

Pasi të keni vendosur brumin në tigan, kujdesuni që mos ta qëndroj më shumë se 2 minuta në njëren anë, pastaj e ktheni në anën tjetër.

Kështu vijohet me gjithë krepat derisa të mbaroni brumin që keni përgaditur.

Më pas, shoqëroni krepat me mjaltë, çokokrem, reçel, djathë, kaçkavall apo bazuar në preferencat tuaja.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika