Si u torturua për 36 orë rresht në “52-sh”, Ibish Neziri nga shqiptarët e UDB-së?

Ibish Neziri, një veprimtar i lëvizjes kombëtare, rrëfeu në “Debat Plus” torturat e përjetuara nga shqiptarët e UDB-së jugosllave. Neziri u dërgua në Pejë në dhomën e torturave "52-sh", ku u torturua për 36 orë nga Demë Muja, Hasan Jakupi dhe Jakup Lonçari

Ish i burgosuri politik, Ibish Neziri

Pas arrestimit të tij dhe torturave në Gjakovë, Ibish Neziri u dërgua në Pejë, në dhomën famëkeqe të torturave “52-sh”.

Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik ka ndarë përvojën e tij të torturës së pashpirt nga shqiptarët e UDB-së jugosllave në një intervistë në “Debat Plus”.

Neziri përmendi me emër ata që e torturuan pa ndërprerje për 36 orë: Demë Muja, Hasan Jakupi dhe Jakup Lonçari.

“Atë plan (plani i kazermës së Pejës) e ka vjedhë Ismet Ibërdemaj, në kohën e shërbimit paraushtarak në kazermë. Ka pasur edhe diçka tjetër (në shtëpinë e Nezirit në Pejë), mjete që na dushin për luftë. Ka pasur ekpolzivë, me të cilin mendonin t’i rrëzonin shtyllat e rrymë-përcjellësit që i çonin rrymën Malit të Zi. Eksplozivi është gjetë. Edhe unë jam thirr se kam pasur për të nxënë peshk. Sa vlente dyshimi i tyre vlente edhe arsyetimi im. Shtëpinë përmbys e lanë ashtu. Dhe me mua më çuan në katin e tretë në sekretarin e Punëve të Brendshme në Pejë.

Dhoma më famëkeqe ka qenë ’52-shi’. Aty më kanë çu, aty ka filluar tortura psikike nga të gjithë. Mehmet Loci nuk ka pasur njeri ma të pistë prej goje, Demë Muja, Hasan Jakupi vetëm ndërroheshin, hynte njëri dilte tjetri, secilin shtronte presionin e vet. Kjo ka zgjatur 36 orë, pa flejë dhe njëra ndër torturat më të tmerrshme është pagjumësia. Pastaj më kanë sjellë për të ngrënë, nuk e di a kam futur ndonjë gjë në gojë, nuk ishte gjendja. Në ndërkohë ma kanë sjellë procesverbalin e bastisjes dhe unë jam i zhgënjyer në dy persona që në procesverbal figurojnë emrat e tyre si dëshmitarë të bastisjes, asnjërin prej tyre se kam parë me sy. Mustafë Klemendi dhe Raif Muriqi. Fqinjët të mi, asnjërin se kam parë me sy. A kanë qenë të falsifikuar, apo e kanë nënshkruar ata, por unë i kam parë emrat e tyre. Pas daljes nga burgu i kam parë dhe nuk iu kam folur”, ka thënë Neziri.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika