Sillen me vonesë materialet e ndjeshme të votimit në një vendvotim në Zveçan

Materialet e ndjeshme të votimit kanë arritur me vonesë në njërën nga qendrat e votimit në Zveçan.

RTV Dukagjini ka sjellë pamje direkte nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, e cila po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur se qendra në Zveçan nuk ishte gati siç ishte paralajmëruar.

Se cilat ishin arsyet se pse materialet e ndjeshme kanë arritur në këtë kohë, komisionarët nuk kanë pranuar të deklarohen.

“Po nxirren nga ky kamion materialet e ndjeshme për votim. Brenda kamionit ka edhe ujë për komisionerët dhe vëzhguesit në këtë qendër…Me gjasë kjo qendër nuk ishte gati nga dita e djeshme ashtu siç ishte paralajmëruar”, ka deklaruar gazetarja Bylykbashi.

Ndërkaq, siç raporton RTV Dukagjini, në Mitrovicën e Veriut kanë arritur materialet e votimit në kohë.

E diela e 23 prillit është data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika