Sindikata e RTK-së njofton ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të buxhetit të RTK-së

Pas protestave dhe grevës katërditore të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar ndërprerjen e grevës, duke falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur punëtorët gjatë kësaj periudhe.

“Nëse gjatë janarit 2026 hasim sërish në situata të tilla, greva mund të rikthehet menjëherë dhe në çdo formë të nevojshme”, thuhet nga ana e tyre.

Kryesia e Sindikatës, shprehu falënderime për punëtorët e RTK-së për unitetin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe për mbështetjen e kryetarëve të sindikatave të tjera, juristëve, Federatës Evropiane të Gazetarëve, OSBE-së, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe mediave në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

SPERTK gjithashtu ka potencuar mungesën e komunikimit adekuat nga ana e autoriteteve përgjegjëse për stabilitetin e RTK-së, gjë që ka krijuar pasiguri dhe shqetësim për punëtorët.

Ndërprerja e grevës vjen pas hapave të ndërmarra nga institucionet që çuan në zhbllokimin e buxhetit të RTK-së dhe krijuan mundësi për adresimin e çështjeve të mbetura, duke siguruar funksionimin normal të transmetuesit publik dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për informim të paanshëm dhe të saktë.

SPERTK falënderoi gjithashtu Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë për reflektimin ndaj kërkesave të sindikatës dhe ndërmarrjen e hapave për stabilizimin e institucionit.

Sindikata paralajmëroi se RTK vazhdon të funksionojë pa Bord, pa Drejtor të Përgjithshëm dhe me pozita kyçe të paplotësuara, duke kërkuar veprime urgjente nga legjislatura e re për kompletimin e Bordit, zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, emërimin e Kryeredaktorit, rritjen e buxhetit dhe zgjidhjen e çështjes së pronës dhe objektit të ri të RTK-së.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika