Sipas rezultateve të OMNIBUS-it, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting, për matjen e opinionit publik, opozitë më të fortë po bën kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, përkatësisht 1 mijë e 66 të të anketuarve, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit, ku RTV Dukagjini si porositës i sondazhit ka përfshirë disa pyetje.

“Fatmir Limaj po bën opozitë 3.6 për qind, Vjosa Osmani 8.3 për qind, Ramush Haradinaj 16.3 për qind, Memli Krasniqi 17.4 për qind, Lumir Abdixhiku 29.6 për qind, Hashim Thaçi 10.4 për qind, Kadri Veseli 2.8 për qind, dikush tjetër 11.5 për qind”, thekson Panduri.

OMNIBUS-i bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur në mes të datës 16 dhe 23 dhjetor.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika