Situata ideale për njohje reciproke 

Momentumi i duhur për njohje reciproke, dhe mundësisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, nga ana e qeverisë së Kosovës me Serbinë

Miroslav Lajçak, Albin Kurti, dhe Aleksander Vuciq.

Pavarësisht mundësive që javën e ardhshme të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të shfrytëzojë krijimin e momentumin ndërkombëtar për njohje reciproke dhe të arrijë drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbin.

Mirëpo,  partia në pushtet, lëvizja akuzojnë Serbinë se po e zvarritë më qëllim dialogun.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress, se dialogu i nivelit të lart politikë duhet të ketë një dinamikë të shtuar, sidomos, siç potencon pas kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz se marrëveshja duhet të përmbajë njohjen reciproke dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian.

“Dialogu i nivelit të lart ka një ngecje, por është e rëndësishme që Kosova mos të jetë pala bllokuese në këtë proces dhe mos të jetë pala refuzuese për takime. Nga deklarimet është parë se Kosova është e gatshme të merr pjesë në takime, ka disa propozime. Po ashtu, edhe kërkesa për progres është e mirëseardhur, kur përmendet se epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke…Do të ketë një dinamikë të shtuar dhe kërkesë nga dy palët që të ulen në tavolinë. Tash me këto deklarime edhe nga Gjermania, rezolutën e Parlamentin Evropian dhe deklaratat e ShBA-së, Kosova e ka një levë të fuqishme në dialog, pasi njohja është tashmë pjesë e diskursit publik”, tha Fetahu.

Edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, shprehet kritike për qasjen e deritanishme të palës kosovare.

“Deri tani kemi pasur dialog teknik, s’kemi pasur dialog serioz. Sa i përket çështjes së dialogut s’ka pasur transparencë. Takimet që i ka pasur Zyra e Kryeministrit i kemi marrë vesh vetëm përmes mediave, s’jemi njoftuar si deputet dhe si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Gjithashtu, ftesës për me ditë se çka po ndodh me politikën e jashtme nuk i kanë përgjigj as ministrja e Punëve të Jashtme. Ndërsa zëvendëskryeministri sa herë ka ardhur nuk na ka jep diçka të qartë diçka që ka të bëjë me çështjen e dialogut”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, deputeti i partisë në pozitë, Haki Abazi, tha se taktika e vetme e Serbisë është zvarritja e dialogu.

“(Zvarritja) është taktika e vetme që ka përdorur Serbia, blerje kohë. Por unë mendoj se kjo më po mbaron si kapitull, edhe Brukseli, edhe Berlini dhe Uashingtoni e kanë të qartë se Serbia s’ka vullnet politik për të ecur përpara drejtë transformimit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë një lojë dhe deri tani ky vullnet politik mungon. Ndërsa qëndrimet e Serbisë janë krejt tjera prej asaj që është folur dhe premtuar qofshin ato bilaterale dhe brenda kornizave të dialogut”, deklaron ai.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar në ujdinë për energjinë në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi kujdes në deklarata lidhur me mundësitë e arritjes së ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika