“Situata katastrofike shëndetësore në Gazë pothuajse e pamundur të përmirësohet”, thonë nga OBSh

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar të dielën se është e pamundur të përmirësohet situata shëndetësore "katastrofike" në Gazë

Spitali Yaha, Rripi i Gazës.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë, edhe pse bordi miratoi me konsenus një mocion urgjent të OBSH-së për të bërë të mundur qasjen ndaj ndihmës mjekësore.

Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim ose ujë të pastër dhe një sistem mjekësor në kolaps.

Mocioni urgjent, i propozuar nga Afganistani, Katari, Jemeni dhe Maroku, kërkon dërgimin në Gazë të personelit dhe furnizimeve mjekësore, që OBSH-ja të dokumentojë dhunën kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve si dhe të sigurojë fonde për rindërtimin e spitaleve.

“Duhet të jem i sinqertë me ju: këto detyra janë pothuajse të pamundura në rrethanat aktuale”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zoti Tedros i tha bordit prej 34 anëtarësh në Gjenevë se nevojat mjekësore në Gazë janë shtuar, rreziku i sëmundjeve është rritur, ndërsa sistemi shëndetësor është reduktuar në një të tretën e kapacitetit që ishte para konfliktit.

Dr. Mustafa Barghouti, një politikan palestinez që kryeson Unionin e Komiteteve Palestineze të Ndihmës Mjekësore me 25 ekipe që punojnë në Gazë, tha se: “gjysma e Gazës tani po vdes nga uria”.

Ai tha se 350 mijë njerëz kanë infeksione, përfshirë 115 mijë me infeksione të rënda të frymëmarrjes.

Sipas tij, shumë vuajnë nga probleme të stomakut, sepse ka pak ujë të pastër dhe ka pak mundësi për ta zier atë, duke rrezikuar shpërthimin e dizenterisë, tifos dhe kolerës.

Spitalet e Gazës janë bombarduar, rrethuar ose bastisur si pjesë e ofensivës së Izraelit ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor, shkruan VOA.

Spitalet që janë ende të hapur janë të mbingarkuara nga numri i të vdekurve dhe të plagosurve që vijnë për trajtim.Ndonjëherë ndërhyrjet kryhen pa anestezi.

Sipas të dhënave të OBSH-së, që prej 7 tetorit , janë kryer 449 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në territoret palestineze.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika