Situata në Kosovë, Osmani: Ka lëvizje që shkojnë në drejtim të një eskalimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se nuk ka rrezik për një përshkallëzim të menjëhershëm të një konflikti në Kosovë, por, sipas tij, ka lëvizje që shkojnë në drejtim të një eskalimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se bazuar në informacionet që ka dhe nga pikëpamja e një organizate siç është NATO, nuk ka një rrezik për një përshkallëzim të menjëhershëm të një konflikti në Ballkan, konkretisht në Kosovë.

“Mirëpo se ka lëvizje të cilat mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm, ajo është e vërtetë dhe NATO ndjek me vëmendje, dhe ne edhe si vend i rajonit ndjekim me vëmendje të gjitha këto lëvizje, por konstatimi është ky”, ka thënë Osmani në Rtv21.

Ai ka thënë se më i leverdishëm është integrimi i komunitetit serb në institucione në Kosovë sesa organizimi në geto etnike.

Osmani është shprehur se një eksperiencë e tillë është edhe në Maqedoninë e Veriut, mirëpo sqaroi se dallojnë në numra, (marrë parasysh se komuniteti shqiptar është shumë më i lartë në numër në RMV, sesa komuniteti serb në Kosovë).

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut ka shtuar se aktualisht ka ndryshuar pikëpamje pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë, ngjarje e cila, sipas tij, kishte për qëllim vendosjen e kufijve të rinj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika