Ekspertë të mbështetur nga OKB thonë se situata e ushqimit në Gaza është përmirësuar disi pas armëpushimit, por mbi 100 mijë njerëz vazhdojnë të përballen me kushte “katastrofike” të urisë.
Sipas raportit më të fundit të IPC-së (Integrated Food Security Phase Classification), rreth gjysmë milioni banorë ishin ende në nivel emergjent të pasigurisë ushqimore muajin e kaluar, ndërsa më shumë se 100 mijë në fazën më të rëndë – IPC, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Raporti thekson se aktualisht asnjë zonë në Gaza nuk klasifikohet më si “uri masive”, por situata mbetet shumë e brishtë dhe mund të përkeqësohet shpejt në rast të rifillimit të luftimeve.
Kequshqyerja akute mbetet në nivele kritike në Gaza City dhe serioze në disa zona të tjera.
Izraeli ka hedhur poshtë gjetjet e IPC-së, duke i quajtur të njëanshme dhe të bazuara në të dhëna të paplota, ndërsa IPC ka deklaruar se analiza është mbështetur në të dhëna nga OKB dhe autoritetet izraelite.
OKB-ja dhe agjencitë humanitare paralajmërojnë se, pavarësisht përmirësimeve, Gaza ka ende nevojë për qasje të qëndrueshme dhe të zgjeruar humanitare.