“Situatë denigruese”, Gashi: Abdixhiku po tenton të japë dorëheqje duke pritur që të mos i pranohet

Analisti politik Dardan Gashi ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po menaxhohet situata e lidershipit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si “denigruese” për partinë.

Në Debat Plus, Gashi ka thënë se tentativa për të ofruar dorëheqje pa një zgjidhje të qartë dhe pa largim real nga udhëheqja, e lë LDK-në në një gjendje të paqartë.

Sipas tij, nuk mjafton një dorëheqje me fjalë që mund të mos pranohet, ndërkohë që pritet që figurat më të vjetra të largohen vetë, duke e lënë partinë nën të njëjtën linjë politike.

“Situatë denigruese, me tentu me dhënë dorëheqje që ndoshta nuk ma pranojnë, edhe në anën tjetër me prit mos ky brezi pak me i vjetër po qohen po largohen ose po i largon ky”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shprehur bindjen se LDK-ja aktuale është larg identitetit të saj tradicional, duke thënë se më shumë po i ngjan një vazhdimi të linjës së VV-së sesa një LDK-je autentike.

Ai ka theksuar se shërbimi më i madh që mund t’i bëhet partisë është një dorëheqje reale dhe hapja e rrugës për një udhëheqje të re, qoftë edhe të përkohshme, e cila do ta përgatiste partinë për zgjedhje të ardhshme.

“Shërbimi që duhet me i dhënë ky njeri LDK jo me tentu kishe po jap dorëheqje pro me dhënë dorëheqje edhe me pa se kush mundet me marrë udhëheqjen qoftë përkohësisht”, ka theksuar ai.

Gashi ka paralajmëruar se nëse LDK shkon sërish në zgjedhje me të njëjtën udhëheqje, rezultatet mund të jenë edhe më të dobëta, duke përmendur shifrën prej rreth 5-7 për qind.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika