Sizmologu italian: Turqia ka lëvizur për tri metra

Sizmologu italian, Carlo Doglioni ka thënë se zhvendosja e pllakave tektonike që kanë shkaktuar tërmetet në Turqi, ka bërë që shteti të lëvizë përreth tri metra

Tërmeti në Turqi

Sizmologu italian dhe presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni, ka thënë se zhvendosja e pllakave tektonike që kanë shkaktuar tërmetet në Turqi, ka bërë që shteti të lëvizë përreth tri metra.

“Ajo që e quajmë ‘pllakë arabike’ ka lëvizur rreth tri metra përgjatë drejtimit verilindor-jugperëndimor, në relacion me pllakën anadollake”, ka thënë Doglioni, duke shtuar se ka pasur një zhvendosje të më shumë se tri metrave për përafërsisht 160 km.

Sipas profesorit italian, shumica e Turqisë qëndron në pllakën anadollake, mirëpo Turqia jugperëndimore kalon në pllakën Arabike, përreth Sirisë.

Më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të lënduar si pasojë e tërmetit me shkallë prej 7,8 të Rihterit, i cili ka goditur Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së hënës së 6 shkurtit.

Si pasojë e këtij tërmeti, janë shkatërruar më shumë se 5 mijë e 700 ndërtesa vetëm në Turqi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika