S’ka kuorum për miratimin e projektligjit për pagën minimale në Kuvend

Me 51 vota për dhe 5 kundër, projektligji për pagën minimale në Kuvendin e Kosovës nuk pati kourum për miratim

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, nuk ka kaluar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Në këtë seancë ishin të pranishëm 73 deputetë, por vetëm 56 prej tyre kanë votuar, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Me 51 vota për dhe 5 kundër, ky projektligj nuk pati kourum të mjaftueshëm për vendimmarrje, prandaj kryeparlamentari Konjufca, ka thënë që kjo pikë shtyhet për një votim tjetër.

Ndërsa Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, u fol shumë për tema të tjera, por u diskutua më pak për thelbin e temës së pagës minimale.

Ai ka thënë që ka shpresuar që ky projektligj i pagës minimale të kalonte me një maj, kur ishte edhe dita e punëtorëve.

Sa i përket ngritjes së pagës minimale, ai ka thënë se është vetëm një rritje substanciale.

“Normalisht që nuk do mbetet edhe 11 vite pa u ndryshuar kjo ngritje e pagës, po në varësi të kostos dhe tregut të punës do të ndryshohet, sepse nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe kalkulim i indikatorëve ekonomikë”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket shkëputjes së pagës minimale nga pensioni i veteranëve, ai ka thënë se ky ligj është votuar nga Qeveria në fund të vitit 2016, ku është paraparë që të ketë rikategorizim të veteranëve.

Sa i përket projektligjit për pagën minimale dhe ngritjes së saj ai ka theksuar se “besoj që pati konsesus nga të gjitha grupet parlamentare që duhet të rritet paga minimale”.

Ndryshe, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK që nga fillimi i seancës treguan që janë kundër këtij projektligji, pasi në kuadër të pagës minimale nuk janë përshirë edhe veteranët e luftës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika