S’ka më sportele në Shqipëri, ka filluar epoka digjitale

Nga një maji i 2022-tës në Shqipëri do të këtë vetëm shërbime digjitale për qytetarët pasi që sportelt në administrata janë mbyllur

Qytetarët e Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente, do të munden vetëm nëpërmjet platformës elektronike “e-Albania”, në të cilën do të marrin shumicën dërrmuese të shërbimeve publike.

Përmes kësaj platforme elektronike, ka filluar epoka e re digjitale, e cila do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

Kjo ka reduktuar numrin e zyrave në Shqipëri nga 390 që kanë qenë deri tash, në vetëm 150 zyra të gjendjes civile, të cilat do të ofrojnë shërbime për qytetarët.

Shërbimet që do të ofrohen nga  “e-Albania” do të jenë online e që qytetarët do të mund t’i nxjerrin certifikata të lindjes, martesës dhe vdekjes. Këto dokumente në këtë platformë do të mund të nxirren edhe në gjuhë të huaj.

Pavarësisht reduktimit të zyrave, ku shërbimet ofrohen fizikisht, nuk do të ketë largime të punonjësve.

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një tubimi ka bërë të ditur se numri i zyrave do të reduktohet, por zyrtarët nuk do ta humbin vendin e punës, e gjithë kjo si pasoje e digjitalizimit të shërbimeve të administratës.

Kryeministri theksoi se, falë digjitalizimit të këtyre shërbimeve, do të kapërcehet hendeku mes punonjësve dhe qytetarëve. Si dhe minohet korrupsioni në administrata publike për të marrë çfarëdolloj shërbimi.

“Janë 7 milionë euro që janë kursyer nga sportelet që harxhoheshin për të marrë letra. Është e padrejtë që njerëzve vazhdohet dhe u jepen certifikatë letër”,  ka thënë Rama.

Sipas tij, platforma është gati, dhe mjafton që qytetarët të kenë një “smartphone” celular për të kërkuar shërbimet.

“Nuk ka nevojë të lëvizë qytetari nga vendi. Mjafton të hyjë te platforma dhe ka marrë shërbimin”, ka deklaruar ai.

Ndërsa e gjithë kjo reformë ishte nxitur nga vendimi i Gjermanisë për të mos njohur patentë shoferët nga Shqipëria , nga mënyra se si lëshoheshin.

“Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë”, ka theksuar Rama.

Ai përmendi këtë për të bërë të ditur se digjitalizimi i shërbimeve solli njohjen e patentave nga gjermanët.

Shqipëria është renditur e 17-ta për shërbimet digjitale.

Ndërsa, sa u takon punonjësve të sporteleve, Rama, është shprehur se ata do të vazhdojnë punën me plotësimin e dosjeve të kërkuara online nga qytetarët.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika