ASK: Serbët në veri refuzojnë të regjistrohen, në jug janë regjistruar masivisht

Serbët në veri të Kosovës refuzojnë të marrin pjesë në regjistrim, ndërsa në jug regjistrimi i tyre është masiv. Kështu ka thënë shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje duke theksuar se procesi nuk është politik, ndërkohë që paralajmëron vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare për zonën veriore nëse refuzimi vazhdon

Pamje nga mbledhja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 8 prill 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se serbët në veri janë duke refuzuar të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, ndërsa në jug komuniteti serb është regjistruar në mënyrë masive.

Shefi i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencë për media, ka deklaruar se ka një regjistrim të disa familjeve në komunat veriore, por është i vogël.

“Kemi pasur diskutim me disa institucione ndërkombëtare, do t’ua transmetojmë çfarë i kemi transmetuar komunitetit serb në veri… Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston. U bëj thirrje komunitetit serb, procesi nuk është politik”, ka thënë Kastrati.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit serb të marrë pjesë në regjistrim, sepse, siç ka thënë ai, kjo është një e mirë për ata.

Teksa ka theksuar se projekti për regjistrim do të shkojë përpara, dhe nëse serbët në veri nuk marrin pjesë do të bëhet një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare.

“Besoj ka qenë jo e mirë për komunitetin serb, projekti për regjistrimin do shkojë përpara, nëse nuk marrin pjesë ne do ta bëjmë një vlerësim që është sipas standardeve ndërkombëtare, ne e mbulojmë edhe atë pjesë… Lista Serbe ka bërë thirrje që është jashtëligjore, do të veprojmë sipas ligjeve në fuqi. Ka pasur ndikim te pjesa veriore, sepse në jug komuniteti serb është regjistruar në mënyrë masive”, ka deklaruar ai.

Mes të tjerash, Kastrati ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë është duke shkuar ashtu siç edhe është planifikuar.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri tani ka arritur afër 900 mijë dhe se deri të martën mund ta arrijë njëmilionëshin.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika