S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë

Prishtina vijon të përballet me ndërprerje të plotë të qarkullimit të autobusëve publikë dhe atyre privatë, ndërsa punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestën deri në alokimin e mjeteve të premtuara nga Komuna e Prishtinës.

Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për mijëra qytetarë që varen nga transporti publik për të lëvizur në kryeqytet.

Elmi Gashi nga “Trafiku Urban” ka thënë se posa të bëhet bartja e parave, ata menjëherë do të dalin në punë, ku siç tha ai i duhen 30 minuta kohë për tu përgatitur.

“Protesta vazhdon dhe sot edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detyrohet komuna të lshyjë borxhet ndaj ‘Trafikut Urban’ dhe operatorëve privatë. Vendimi që është marrë ditën e enjte për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera 28 milionë është dërguar nga Komuna te Ministria e Financave. Po presim nga Ministria e Financave për të kthyer këtë vendim me pozitivitet për ne…shpresojmë që sot ose nesër mos po reflektojnë. Në momentin që alokohen paratë ne dalim në punë, gjysmë ore na duhet kohë për tu kthyer në normalitet”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Privat, Izet Smajli, tha se megjithëse për muajin shtator pagesat janë kryer, borxhet ndaj tyre mbeten të larta.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj nuk kemi marrë rroga. Për muajin shtator i kanë paguar por jo edhe pesë mua. Komuna na ka pasë borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator, tash 2 milionë na ka borxh. 1 milion e 50 mijë i kemi paga, 1 milion e 350 mijë i kemi borxh ndaj pikave ku furnizohemi me naftë. Problemi është se nuk mundemi me fillu punën pa u aloku mjetet. Së pari me pagu pagat, dhe me i kry obligimet ndaj furnizuesve se nuk japin naftë më pa u kry obligimet. Ne atë ditë që i qesin paratë, jemi të kënaqur dhe kemi fillu punën. Ju kisha lut Qeverisë që sa më shpejt lë t’i qesin dhe të fillojë transporti”, tha ai

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika