S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

Drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura pas rënies së skelave në qendër të Prishtinës

Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.

Kështu tha për Radio Dukagjinin, drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura.

Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.

“Në pjesën e ‘Qafës’ ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit, po ashtu, me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika