Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar nga djegja e një hoteli në Obiliq.
Këtë për Dukagjinin e ka thënë zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
Pllana, mes tjerash, u shpreh se puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që quan në djegien e këtij hoteli janë duke vazhduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana.