”S’ka ujdi për figurën e Osmanit” – Ramabaja: Më mirë të mos përzihej fare në çështjen e presidentit

Analisti Sadri Ramabaja, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se duket që nuk ka ujdi rreth figurës së Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

Duke komentuar edhe vizitën e Edi Ramës në Kosovë, ai është shprehur se në Tiranë ka një mungesë të “theksuar të patriotizmit”.

“Angazhimi i tij në Prishtinë nuk e përmbush këtë mungesë”, ka thënë ai.

Më tej, Ramabaja ka theksuar se “përafrimi herë pas here, jo shumë natyrshëm, herë me njërën palë e herë me tjetrën, si dhe sulmi ndaj tjetrës, në këtë situatë ndoshta më së miri do të kontribuonte sikur të mos ishte përzier fare sa i përket presidentit”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika