“S’kam homolog”, Rama thumbon Kurtin para gazetarëve (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar të flas para mediave pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Gluak Konjufca.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka “thumbuar me fjalë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve pas takimit të tyre me kryeparlamentarin kosovar, Glauk Konjufca.

Rama është pyetur për opinionin e tij në lidhje me Kurtin, por ai refuzoi të komentonte, duke thënë “S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë ishte e shoqëruar me shumë diskutime dhe polemika, pasi kryeministri Albin Kurti nuk kishte pranuar të takohej me homologun e tij nga Shqipëria.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin Rama, me të cilin ka diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me theks në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Rama do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një turi dyditor ballkanik që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama, siç thuhet në njoftimin e Presidencës, janë dakorduar që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona, si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika