Sllovakia do të blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar planet për të blerë gjashtë sisteme mobile të mbrojtjes ajrore nga Izraeli në vlerë prej 554.3 milionë eurosh, teksa ky shtet anëtar i NATO-s po forcon mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar planet për të blerë gjashtë sisteme mobile të mbrojtjes ajrore nga Izraeli në vlerë prej 554.3 milionë eurosh, teksa ky shtet anëtar i NATO-s po forcon mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore.

Qeveria po ashtu ka miratuar blerjen e më shumë se 1.300 automjete të terreneve të vështira 6×6 dhe 8×8, përmes një prokurimi të përbashkët me Republikën Çeke, në një vlerë prej 708.3 milionë eurosh. Këto automjete do të zëvendësojnë automjetet e vjetra ekzistuese.

Sllovakia, që gjendet në kufi me Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, po synon që të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore.

Sllovakia ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se prioritetet duhet të përqendrohen në aftësitë mbrojtëse, veçmas të mbrojtjes ajrore.

Muajin e kaluar, Sllovakia pranoi dërgesën e parë të dy nga 14 avionët luftarakë të llojit F-16.

Në njoftimin e Qeverisë sllovake nuk u emërua sistemi i mbrojtjes ajrore që do të blihet nga Izraeli, përmes një marrëveshjeje midis dy qeverive./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika