S’ndryshojnë çmimet e derivateve – nafta 1.84 euro, benzina 1.44 euro

Çmimet e derivateve të hënën do të mbeten të njëjta si një ditë më parë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës është 1.84 euro për litër, benzina 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.89 euro për litër.

Rritja e çmimeve të naftës ka ardhur pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën një konflikt me Iranin.

Si reagim, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë.

Ndërkohë, negociatat mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Trump konfirmon se bllokada amerikane e porteve iraniane do të fillojë të hënën

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika