Sokoli reagon pasi iu hap procedurë disiplinore nga FFK: Analizat e mia kanë qenë vetëm si analist

Trajneri dhe analisti i rregullt i 'Dueli Sportiv', Bylbyl Sokoli, është arsyetuar pas hapjes së procedurës disiplinore ndaj tij, nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Ai ka thënë se analizat e tij javën e kaluar për ndarjen e drejtësisë në Superligën e Kosovës kanë qenë vetëm si analist.

Sokoli ka shtuar se cenimi i fjalës së lirë është ajo që i ka penguar më së shumti.

“Analizat e mia kanë qenë vetëm si analist, assesi në cilësi si trajner i Dinamos. Aq më tepër që referimi ka qenë në Superligë nuk ka të bëjë me ekipin që unë udhëheqi. Unë po mendoj që ajo që është e dëmshme, cenimi i fjalës së lirë, neve na ka penguar më së shumti”, tha ai.

Ndryshe, emisioni më i shikuar sportiv në Kosovë ‘Dueli Sportiv’, që transmetohet në TV Dukagjini, nisi sonte me një protestë nga analistët e rregullt.

Ata nuk komentuan rastin diskutabil në ndeshjen mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku kryeqytetasit kanë kërkuar penallti.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika