Sondazhi i RTV Dukagjinit në Facebook: LVV dominon me 68%, PDK me 17%, LDK me 11%

Një sondazh i organizuar nga RTV Dukagjini në rrjetin social Facebook, lidhur me preferencat e qytetarëve në rast të mbajtjes së zgjedhjeve, ka mbledhur gjithsej 19 mijë e 28 vota.

Sipas gazetarit Ermal Panduri, votimi është hapur në orën 17:52, ndërsa rezultatet tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të publikuara, LVV ka marrë 13 mijë e 80 vota, që përbëjnë 68% të totalit. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 17%, përkatësisht 3 mijë e 163 vota.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1,936 vota ose 11%, duke u renditur e treta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 2% ose 552 vota.

Nisma Socialdemokrate ka marrë 1% ose 70 vota, ndërsa presidentja Vjosa Osmani është renditur po ashtu me 1%, me gjithsej 269 vota.

Ky sondazh pasqyron një moment të caktuar të perceptimit publik në rrjetet sociale dhe nuk përbën matje zyrtare të opinionit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika