Sondazhi nxjerr VV-në të parën, opozita e pakënaqur me rezultatin

Në një sondazh të realizuar nga UBO Consulting dhe të porositur nga RTV Dukagjini lidhur me atë se kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse ato mbahen të dielën, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, ndërsa pas saj PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-në. Reagime të shumta ka pasur në opinionin publik pas këtyre këtij sondazhi, teksa analistët politikë vlerësojnë se opozita duhet të reflektojë dhe të angazhohet në terren

Po sikur zgjedhjet të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte prapë e para.

Ky është rezultati që ka dalë nga një sondazh i “UBO Consulting”, në të cilin partia që edhe është në pushtet ka kryesuar me 48.5%,  pasuar nga PDK-ja që është listuar e dyta me 18.2 për qind, kurse e treta LDK-ja me 17. 9% dhe AAK-ja me 6.8%

Reagimet nga shumë akterë politikë e parti opozitare pushtuan rrjetet sociale një natë më parë.

I befasuar kishte mbetur edhe analisti Dibran Hoxha, veçse sipas tij, këto sondazhe bëjnë me dije diçka.

“Personalisht kom besu që do të ketë një lloj përafrimi të balancave mes pushtetit dhe opozitës në kuptim të sondazheve, kjo nuk ndodhi në ndërkohë shpjegimin e morra pas reagimeve, të opozitës dhe partive opozitare, se ajo tregoi që mos puna e tyre dhe një lloj frustrimi vetëm në aspektin virtual dhe jo me punë në terren ta tregon edhe rezultatin e sondazheve”, tha Dibran Hoxha – Analist politik.

Në anën tjetër, Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokulari” tregon arsyet pse qytetarët po vazhdojnë të besojnë në qeverinë aktuale, teksa kërkon reflektimin e opozitës dhe jo shfaqje të pakënaqësisë me rezultatet.

“Në njërën anë ti mundesh me qenë i pakënaqur me mënyrën se si po udhëheq qeveria, në anën tjetër nuk je I bindur se të tjerët munden me qeverisë më mirë, ose ka edhe të tillë që mund të jenë të kënaqur, përcfaredo arsye qofshin ato, disa me aspektin se si qeveria e trajton veriun, disa me shpërndarjen e subvencioneve, transferet e kështu, dhe mund ta kenë një sentiment momenti që thonë se kjo qeveri më së miri”, tha Visar Ymeri – Drejtor i Institutit  “Musine Kokalari.

Sipas këtij sondazheve, Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 për qind. Kurse partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Rezultatet, PDK-ja i ka quajtur të manipuluara, LDK-ja e ka vlerësuar sondazhin si propagandë, ndërsa AAK-ja si tentim për të arsyetuar formimin e Asociacionit.

OMNIBUS-i bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj. Për këtë sondazh janë anketuar 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur në mes të datës 16 dhe 23 dhjetor.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika