Sondazhi për partitë politike – Gashi: Rezultati i LVV-së është ekstrem i mirë

Astrit Gashi, gazeta BLIC





Rezultatet e sondazhit të porositur nga RTV Dukagjini, me pyetjen “Cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?”, e kanë radhitur Lëvizjen Vetëvendosje përsëri të parën.

Gazetari, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ku po diskutohet për këtë sondazh ka thënë se rezultati i partisë në pushtet është “esktremisht i mirë”.

Rezultati që i ka dalë VV-së është rezultat ekstremisht i mirë. Me i pasë 48 deputetë mas dy vjet qeverisje, është e vogël me thanë që është rezultat i mirë, është ekstremisht i mirë dhe vështirë i pritshëm në zgjedhje reale”, ka thënë ai.

Kjo mbështetje për pozitën sipas Gashit është për faj të opozitës.

“Në momentin që ka probleme në veri mbështetja në qeveri rritet. Pse ndodhë kjo? Sepse fatkeqësisht opozita është e paartikuluar për veriun, në rastin kur është e artikuluar është krejtësisht me e butë, se Lëvizja Vetëvendosje. E kemi rastin e partë në historinë qeverisje të Kosovës, kur qeveria duket në sytë e popullit më këmbëngulëse, sesa opozita”, ka thënë ai,

Rezultatet e sondazhit mund t’i shihni KËTU.

Cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika