Sondazhi për partitë politike – Gashi: Rezultati i LVV-së është ekstrem i mirë

Astrit Gashi, gazeta BLIC





Rezultatet e sondazhit të porositur nga RTV Dukagjini, me pyetjen “Cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?”, e kanë radhitur Lëvizjen Vetëvendosje përsëri të parën.

Gazetari, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ku po diskutohet për këtë sondazh ka thënë se rezultati i partisë në pushtet është “esktremisht i mirë”.

“Rezultati që i ka dalë VV-së është rezultat ekstremisht i mirë. Me i pasë 48 deputetë mas dy vjet qeverisje, është e vogël me thanë që është rezultat i mirë, është ekstremisht i mirë dhe vështirë i pritshëm në zgjedhje reale”, ka thënë ai.

Kjo mbështetje për pozitën sipas Gashit është për faj të opozitës.

“Në momentin që ka probleme në veri mbështetja në qeveri rritet. Pse ndodhë kjo? Sepse fatkeqësisht opozita është e paartikuluar për veriun, në rastin kur është e artikuluar është krejtësisht me e butë, se Lëvizja Vetëvendosje. E kemi rastin e partë në historinë qeverisje të Kosovës, kur qeveria duket në sytë e popullit më këmbëngulëse, sesa opozita”, ka thënë ai,

Rezultatet e sondazhit mund t’i shihni KËTU.

Cila parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme?





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika