Sonte në “Dueli Sportiv”, analizohet shorti i skuadrave shqiptare në Evropë dhe transferimet

Edhe sonte në ekranin e RTV Dukagjini, emisioni “Dueli Sportiv” për rreth 2 ore do sjell para jush trajnerët më të njohur të futbollit në vend dhe jo vetëm

Kosova do të përfaqësohet me katër skuadra në garat evropiane për herë të parë në historinë e futbollit tonë.
Kampioni në fuqi Ballkani do të luajë në Ligën e Kampionëve ndërsa Drita, Gjilani dhe Llapi në Ligën e Konferencës.

Këto skuadra tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre, dhe sonte në “Dueli Sportiv” do të analizohet shorti për skuadrat kosovare se kush ka gjasat më të mira për të ecur tutje.

Edhe skuadrat tjera shqiptare si Tirana, Vllaznia, Partizani, Laçi, Deçiqi, Shkëndija, Shkupi, kanë mësuar kundërshtarët për garat evropiane dhe për të gjitha këto, trajnerët, opinionistët dhe gazetarët sportiv do të diskutojnë në “Dueli Sportiv”.

Gjithashtu, në studio do të anazliohen në detaje edhe transferimet deri me tani nga klubet kosovare, ku padyshim Drita e Gjilanit ka qenë një nga klubet me aktive.

Për të diskutuar për këto tema, sonte në studion e “Dueli Sportiv” do të jenë; Bylbyl Sokoli- analist i rregullt, Muhamet Dragusha – analist dhe ish/futbollist, Lavdim Pireva – Gazetar në Telegrafi Sport, Avni Bytyçi – Opinionist dhe Engjëll Bërbatovci – Komentator në ArtMotion.

Emisioni qëndor i sportit në RTV Dukagjini, “Dueli Sportiv” me Ndrec Gjonaj dhe Erza Brahushi, transmetohet çdo të diel nga ora 22:00.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika