Sopi kritikon gjykatën: Në ditën tonë të shenjtë mbajnë seancë kundër udhëheqësve të UÇK-së

Fatmir Sopi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një linjë direkte në FIVE ka folur lidhur me mbajtjen e seancës përgatitore nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, sot më 28 nëntor, pikërisht në Ditën e Flamurit, ku ish-presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar gjykatën për caktimin e kësaj seance.

Sopi ka thënë se përveçse përbën shkelje, kjo është edhe e turpshme.

“Jo vetëm shkelje, por kisha thënë se ky është turpi i radhës të cilin e bën kjo gjykatë speciale, ku në ditën tonë kombëtare, në ditën e shenjtë të kombit shqiptar, organizon një seancë kundër udhëheqësve politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër presidentit të Kosovës, kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër të gjithë kombit shqiptar në ditën e sotme”.

Tutje, Sopi, lidhur me reagimin e Thaçit, ka thënë se:

“Presidenti Thaçi shumë mirë tha, kur e tha se kjo për ne është një befasi jo e këndshme e cila ndër ne (bashkëluftëtarët e tij) ka shprehur një pakënaqësi, një indinjatë të thellë të cilën nuk dimë as si ta shprehim, sepse është një tendencë për poshtërim, për nënçmim, për mohim të gjithçkaje që është shqiptare”.

Në fund, Sopi ka thënë se një seancë e tillë ka mundur të shmanget dhe jo të mbahet pikërisht në ditën e festës së shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika