Sopjani: Prania ruse dhe strukturat e saj inteligjente janë prapa paramilitarëve serbë në Ukrainë

Avokati Shkelzen Sopjani ka thënë në Five në RTV Dukagjini se pas pjesëmarrjes së paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë qëndrojnë Rusia dhe strukturat e saj të inteligjencës, të cilat, sipas tij, janë të pranishme në mënyrë të theksuar në rajon, veçanërisht në Serbi.

“Po sigurisht se prapa kësaj është Rusia dhe strukturat inteligjente të Rusisë, sepse ato janë goxha shumë prezent në rajon, sidomos në Serbi”, ka thënë Sopjani, duke përmendur qytetin e Nishit si qendër kyçe të aktivitetit rus.

Ai ka theksuar se e ashtuquajtura “qendër humanitare” ruse në Nish, në realitet, ka funksion të inteligjencës.

“Realisht ajo është një qendër e inteligjencës, një fusion center për aktivitete të spiunazhit dhe koordinimit”, ka deklaruar ai.

Sipas Sopjanit, një pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë janë të lidhura ngushtë me shërbimet ruse.

“Një pjesë e madhe e tyre janë shumë besnikë ndaj strukturave të sigurisë ruse dhe në terren veprojnë më shumë si vazhdim i FSB-së sesa si shërbim i pavarur”, është shprehur ai.

Megjithatë, Sopjani ka vlerësuar se për momentin nuk sheh rrezik të menjëhershëm për një luftë të madhe në Ballkan.

“Nuk shoh rrezik eminent për një konflikt të përmasave të gjera në Ballkan për momentin”, ka thënë ai, duke shtuar se në rast të ndonjë përshkallëzimi, Bosnja dhe Hercegovina mbetet më e ekspozuar sesa Kosova.

Ai ka theksuar se Kosova është më pak e rrezikuar, kryesisht për shkak të homogjenitetit të popullsisë dhe pranisë së faktorëve ndërkombëtarë të sigurisë në rajon.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika