I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë këtë të mërkurë.
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se nga ora 10:00, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta presë në takim Sorensen, njofton Dukagjini.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Sorensen do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën dhe enjten.
Kujtojmë se kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.