I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar pas vizitës së djeshme në Kosovë.
Sorensen vlerëson se ka zhvilluar takime dhe diskutime të rëndësishme për hapat e mëtejshëm në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Sorensen thotë se bisedimet janë fokusuar në sigurimin e rezultateve konkrete për qytetarët në vitin 2026.
“Jam i lumtur që jam kthyer në Kosovë. Kam pasur takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për t’u siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Sorensen në X.
Tutje, i dërguari evropian thotë se angazhimi i vazhdueshëm i të gjitha palëve mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Kujtojmë se Sorensen gjatë të mërkurës takoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pastaj presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe tre liderët e partive opozitare në vend, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Glad to be back in Kosovo! Had valuable meetings and open discussions on next steps in the EU-facilitated Dialogue to ensure 2026 delivers tangible results for the people of Kosovo. Continued engagement remains essential for progress on Kosovo’s EU future. pic.twitter.com/MDnG1ym2IB
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) January 15, 2026
Sorensen në Prishtinë, flet për “zotime për takim të nivelit të lartë”