Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të akuzuarit dyshohen se kanë dhënë informacione për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe për masakrën e Reçakut, tek Agjencia për Inteligjencë dhe Siguri e Serbisë (BIA).
Ata po mbahen në paraburgim që nga qershori i vitit 2024.
Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh