Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se këtë të shtunë mbyllet aplikimi për votuesit nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas KQZ-së deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Dukagjini.
Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/