Sot në Podujevë lansohet programi shtetëror “Sport në Shkolla”

Sot në shkollën “Xheladin Rekaliu” në Podujevë do të mbahet ceremonia e lansimit të programit shtetëror “Sport në Shkolla”

Sot në Podujevë, duke filluar nga ora 09:00, në shkollën “Xheladin Rekaliu” do të mbahet ceremonia e lansimit të programit shtetëror “Sport në Shkolla”.

Do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku.

Programi “Sport në Shkolla” është zhvilluar dhe do të realizohet nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Programi synon të ndërtojë një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës, duke investuar në shëndetin dhe edukimin e të rinjve përmes sporteve të ndryshme në arsimin parauniversitar. /EO

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika