Sot nis edicioni i Ill-të i Simpoziumit “Filozofema” per Filozofi, Art dhe Teknologji

Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK), në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, organizon më 20 dhe 21 tetor 2025 edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Ndër/Trans Disiplinar “Filozofema”. Ngjarja do të zhvillohet në sallën 127 të Fakultetit Filozofik, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Ky edicion udhëhiqet nga Ridvan Emini, ndërsa bashkëudhëheqës shkencorë janë Labinot Kelmendi dhe Nehat Sadiku. Temat qendrore të simpoziumit janë:

  • “The Question Concerning AI” – pyetjet filozofike mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin e saj në mendimin bashkëkohor, etikë dhe shoqëri.
  • “Imazhi, Filmi dhe Filozofia” – marrëdhënia ndërmjet artit pamor, kinemasë dhe reflektimit filozofik në epokën digjitale.

Në këtë simpozium do të marrin pjesë studiues, profesorë dhe filozofë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Austria, Libani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kumtesa që trajtojnë filozofinë, teknologjinë, artin dhe etikën bashkëkohore.

Synimi i “Filozofema III” është krijimi i një hapësire dialogu ndërmjet filozofisë dhe shkencave të tjera, duke reflektuar mbi rolin e njeriut në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe mbi sfidat e perceptimit vizual në kulturën moderne.

Të interesuarit ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje akademike dhe kulturore, që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit filozofik bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika