Musk kritikon Nolanin për zgjedhjen e aktorëve në “The Odyssey”: Ka humbur integritetin 

Elon Musk

Elon Musk ka shkaktuar një debat në mediat sociale, duke kritikuar regjisorin e njohur Christopher Nolan për zgjedhjet e tij të kastit në filmin e ri “The Odyssey”.

Musk akuzoi Nolanin se ka sakrifikuar integritetin” në favor të politikave të identitetit, duke u fokusuar veçanërisht te kastimi i aktoreve me ngjyrë në role historikisht evropiane.

Reagimi i Musk ishte pas lajmit se Lupita Nyong’o do të interpretojë Helenën e Trojës, figurë legjendare e mitologjisë greke, e cila historikisht përshkruhet si e bardhë dhe bjonde.

Filmi, që ka një kast të me emra si Matt Damon, Tom Holland, Zendaya, Robert Pattinson, Charlize Theron, Anne Hathaway dhe Mia Goth, ka tërhequr shumë vëmendje dhe pritshmëri për vitin 2026, veçanërisht për skenat e aksionit dhe reinterpretimin stilistik të rënies së Trojës, ku pritet të përfshihet edhe reperi Travis Scott.

Megjithatë, shumë fansa mbrojnë vizionin kreativ të Nolanit, duke argumentuar se “The Odyssey” është mitologji dhe jo dokument historik.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika