Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Sot, më 23 qershor, do të përfundojë afati për partitë politike për të formuar koalicionet e tyre për të garuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në garën për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.

Por, deri më tani, vetëm 2 parti politike e kanë njoftuar KQZ-në se në këto zgjedhje do të garojnë së bashku, duke lënë të nënkuptohet se partitë politike parapëlqejnë që në zgjedhjet lokale garën ta bëjnë pa bashkime politike të zyrtarizuara në KQZ.

Sipas njoftimit të fundit nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deri të premten vetëm dy parti politike, Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan me emrin “Koalicija Vakat” kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përms koalicionit.

Sipas KQZ-së, më 23 qershor do të përfundojë edhe afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Elezi ka thënë se “sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika