Sot pritet të mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës këtë të mërkurë pritet të mbahet seanca përgatitore në rastin e sulmit në Banjskë, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin

Sulmi në Banjskë

Këtë të mërkurë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë në ora 09:45.

 

Të martën, më 24 shtator 2024 u bë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një polic tjetër u plagos dhe një u lëndua.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Dosja e Prokurorisë Speciale në rastin ‘Banjska’ thekson se grupi terrorist ka tentuar të shkëpus pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë.

Zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës këtë sulm e kanë quajtur akt agresioni nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës.

Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar në autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Të njëjtit janë në paraburgim.

Shija e redaktorit

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Të fundit nga rubrika