Këtë të martë janë planifikuar të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të diskutojë hartimin e fushëveprimtarisë së komisionit dhe të tjera, në sallën N-303, duke filluar nga ora 10:00.
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji pritet të miratojë rendin e ditës, procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme dhe fushëveprimin e tij, në sallën N-204, po nga ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë fushëveprimin e komisionit dhe procesverbalet e mbledhjes së 19 shkurtit, në sallën N-302, duke filluar nga ora 11:00.
Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës do të shpallë konkursin për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të Këshillit Prokurorial, në sallën C-301, nga ora 13:00.