Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 49-vjeçarit Faruk Jusufi, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar, pasi u vra nga vëllai i tij në fshatin Bokshiq të Klinës.
Sipas njoftimit nga familjarët, ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:00, në varrezat e Bokshiqit.
Në lidhje me rastin, Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
